Vendimi i Gjykatës së Apelit që i dha vulën e Partisë Demorkatike, Enkelejd Alibeajt, nuk është kapërdirë mirë nga ana e mbështetësve të Sali Beroshës. Madje, kanë shkuar deri aty sa kanë nisur kërcënimet publike. Është gazetari i televizionit të familjes Berisha, Çim Peka i cili ka kërcënuar gjyqtarët që morën vendimin për vulën e 14 majit, duke folur për vetëgjyqësi.
“Nuk ka gjykatës që mund ta marrë këtë gjë përsipër sepse zoti Rama këtë ka bërë në jetë, është apo nuk është Sali Berisha, por është apo jo Rama kryeministër ata gjykatës do jetojnë këtu, familjarët e atyre do jetojnë këtu, këtu bëhet fjalë për pluralizmin.
Ka sa të duash njerëz të gatshëm për pluralizmin, ka idealistë, mund të jenë me pakicë por ka , ka pasur dhe në kohë të Enver Hoxhës. Janë dy gjyqtarë nga Shkodra tek vendimi absurd i Gjykatës së Apelit, i vetmi qytet në Shqipëri që në 90-ën ka bërë vetëgjyqësi ndaj dy tre ish-xhelatëve më të mëdhenj të sigurimit të shtetit që kishin masakruar njerëz, është Shkodra. Nuk ka pasur në Shqipëri vetëgjyqësi për ish sistemin”, ka shkruar Peka.
Me unanimet të plotë trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja vendosën rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Pas këtij vendimi, ajo që vendosi Agron Zhukri konsiderohet nul dhe çështja kthehet në shkallë të parë. Që do të thotë se vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, se zyrtarisht ai është i regjistruar në Gjykatën e Tiranës./Shqiptarja.com