Vendimi që unë si komisioner do të marr pasi të ketë kaluar afati 48 orë që i është dhënë PD-së për të plotësuar dokumentacionin që në bindjen time është i mangët. Do presim të kalojë afati 48 orë dhe menjëherë do të vendosim. Një ditë më pas është edhe çështje e aspektit të ngarkesës. Natyrisht duke pasur në vëmendje se ka një afat për regjistrimin e koalicioneve si dhe për kryetar këshilli apo anëtarë të këshillit bashkiak. Nuk mund të shkelen këto afate. Afati mbaron në orën 24:00”.- tha Celibashi.
A jeni më afër regjistrimit të Bashës, pse emëruat komisionerët mbrëmë?
Celibashi: Vendimarrja e KQZ e çfarë ndodh është në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor. Ajo u imponua nga rrethanat, nga procedurat që duhet të kryejë një komision. Nuk është rasti i parë që nuk bëhen në mbledhje publike. Janë bërë një pjesë po, një pjesë jo.