Që nga viti 2019, shefi i sigurimit të Volodymyr Zelenskyi, Maksim Donets, ka qëndruar krah për krah me presidentin ukrainas.

Donets ishte me Zelensky edhe kur presidenti postoi video dhe foto sfiduese nga rrugët e Kievit në ditët e para të pushtimit, dhe këto ditë ai zakonisht është i veshur me uniformë, me një jelek antiplumb dhe një pushkë në dorë.

Maksim Donets shoqëroi presidentin në skenën e krimeve ruse, sipas newsweek.com, në periferi të Kievit pasi forcat e Moskës u tërhoqën nga veriu i Ukrainës në pranverën e vitit 2022 dhe që atëherë është fotografuar me presidentin në zona luftimi, përfshirë Kharkivin, Khersonin dhe Bahmutin.

Donets është gjithashtu i përfshirë në sigurinë kur liderët e huaj vijnë në Ukrainë. Boris Johnson vizitoi Ukrainën në prill 2022. Me atë rast, kryeministri i atëhershëm i Britanisë së Madhe shprehu dëshirën për të shëtitur. Zelensky më pas iu drejtua shefit të sigurisë dhe tha se Johnson do të donte të bënte një shëtitje në Kiev. Donets u përgjigj: “Epo, lëreni zotin Johnson të bëjë një shëtitje.”

Julia Mandel, ish-sekretarja e shtypit e Zelensky-it, tha se Donets është plotësisht i përkushtuar ndaj punës së tij, se ai është shumë punëtor dhe besnik ndaj presidentit. Gjatë vitit të kaluar, populli i Ukrainës është dashuruar shumë pas Donets. Një kanal kushtuar tij është hapur në Tiktok dhe ndiqet nga më shumë se 286,000 njerëz.

Mediat ukrainase raportuan se Donets është 44 vjeç dhe me origjinë nga Kryvyi Rih, qyteti ku u rrit Zelensky. Ai u diplomua në Institutin Ekonomik të Kryvyi Rih në Universitetin Kombëtar të Ekonomisë Vadim Getman.

Gazeta bjelloruse Nasha Niva raportoi se Donets ka një grua Natalyan dhe një djalë Matvey. Donetsk ka punuar më parë si truprojë për oligarkun Igor Kolomoisky, pasuria dhe perandoria mediatike e të cilit e ndihmuan Zelensky-n të arrinte sukses të papritur elektoral në vitin 2019.

Raportohet gjithashtu se Donets po ndjek një tjetër diplomë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Kievit, pasi së fundmi ka mbrojtur tezën e tij mbi përgjegjësinë administrative të anëtarëve të forcave të sigurisë të administratës shtetërore. /tesheshi.com/