Emisari i SHBA’së në bisedimet Kosovë -Serbi Gabriel Escobar i cili është diplomati kyc që po bën presion për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka bërë një shpjegim interesant se çfarë do të jetë ky mekanizëm.
I pyetur se si e mendon mënyrë që Asociacioni do të kontribuonte në një bashkëjetesë paqësore në mes të të dyja komuniteteve dhe do të ulte tensionet mes tyre, Escobar ka shpjeguar se cfarë do të jetë ky mekanizëm.
Sipas tij, Asociacioni do t’i merrte përsipër shërbimet që serbëve të Kosovës u ofrohen atyre nga Serbia dhe do t’i fuste ato nën kuadrin ligjor të Kosovës. Kështu duhet të jetë dhe kështu do të jetë.
“Një nga gjërat më të rëndësishme që do të bënte është se do të krijonte lidhje në mes të një popullate, e cila ndihet e izoluar, e margjinalizuar, si dhe Qeverisë qendrore. Dhe, ne po flasim në të vërtetë për shërbime komunale.
Nuk po flasim për funksione ekzekutive. Ne po flasim rreth ofrimit të shërbimeve për njerëzit në gjuhën e tyre.
Kështu që, Asociacioni do t’i merrte përsipër shërbimet që u ofrohen atyre nga Serbia dhe do t’i fuste ato nën kuadrin ligjor të Kosovës. Kështu duhet të jetë dhe kështu do të jetë” ka theksuar Escobar për REL.