Prokuroria e Posaçme (SPAK) shpalli moskompetencën për kallëzimin e dytë të depozituar nga familjarët e viktimave të 21 janarit, duke ia kaluar çështjen Prokurorisë së Tiranës.

Ka qenë vetë kreu i SPAK-ut, Altin Dumani që përmes një letre, thotë se kjo çështje i përket për hetime Prokurorisë së Tiranës. Sipas tij, nëse do të ketë elementë të tjerë, atëherë hetimet do të kryen nga SPAK.

Por Idajet Beqiri, avokati i familjes së Aleks Nikës, një prej të vrarëve në 21 janar, tha ne Dritare TV se ka kundërshtuar vendimin e Dumanit, duke kërkuar që kjo çështje të hetohet në SPAK, pasi ky institucion ka kompetencën lëndore, për dosjen e 21 janarit.

“Unë jam avokat i familjes së Aleks Nikës. Sot kemi dorëzuar në SPAK, kundërshtimin e vendimit të drejtuesit të SPAK, Altin Dumanit, i cili pasi mori kallëzimin penal nga familjet e viktimave të 21 janarit, në datën 24 shkurt iu përgjigj Prokurorisë së Tiranës, për dijeni të familjarëve të viktimave, duke thënë se meqë çështja është e hapur dhe e regjistruar që në vitin 2011 dhe e rihapur në 2021 me prova të reja, kjo prokurori duhet të marrë edhe këtë kallëzim, sepse SPAK nuk ka kompetencën për ta shqyrtuar këtë çështje. Pra ia kaloi Prokurorisë së Tiranës. Ne në kërkesën që i kemi bërë sot Gjykatës së Posaçme, e kundërshtojmë këtë vendim dhe kërkojmë që të hidhet poshtë. Ne kërkojmë që kjo çështje të kalojë sërish në SPAK sepse SPAK është organi që e ka kompetencën lëndore, pavarësisht se ata po mundohen të fshihen dhe të justifikohen duke thënë se nuk kemi ende një emër që ta regjistrojmë procedimin penal, kur në këtë procedim emri është.

Kemi thënë që kemi të bëjmë me një organizatë kriminale dhe kjo organizatë ka një kokë që është Sali Berisha, ish-kryeministër, ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha, komandanti i Gardës, Prendi, si dhe 5 gardistë që nga video përgjimi dalin me emër dhe mbiemër që kanë marrë urdhrat dhe kanë bërë ekzekutimet.

Ne SPAK ia kemi dhënë me emra dhe mbiemra të gjitha dhe të gjitha provat e tjera, dhe ne presim që Gjykata e Posaçme, t’ia kalojë SPAK këtë çështje. Kompetencën lëndore në bazë të nënti 75 germa a, dhe të ligjit për Prokurorinë e Posaçme, kompetencën lëndore e ka SPAK”, u shpreh avokat Beqiri në Dritare TV./L.F-dritare.net