Analisti Frrok Çupi thotë se ishte e pritshme që në protestën e thirrur nga Sali Berisha të kishte një pjesëmarrje të ulët të qytetarëve.

Në një intervistë për Abc News, Çupi u shpreh se nuk mund të jetë një protestë kombëtare, ku në bulevard kanë dalë 500 persona.

Sipas Çupit, Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk përfaqësohen as në partitë e tyre

“Kjo quhet protestë kombëtare, do të thotë që kanë thirrur të gjithë PD-në e kombit, quhet dhe parti e madhe e dy partive opozitare, nëse quhen të mëdha, të Berishës dhe Ilir Metës. Të përfundojë deri në këtë derexhe, me 500 veta në bulevard, përfundimisht, njeriu, politikani, ish-presidenti dhe ish-kryeminsitri duhet t’i dëshmojë kombit se ka një cipë, do të thotë që, na falni, ne nuk përfaqësohemi as në partitë tona. Këta nuk përfaqësohen tashmë as me partitë e tyre. Megjithatë, guxojnë që ta bezdisin njeriun, ta bezdisin qytetin, ta frikësojnë njeriun”,theksoi ai.