Qytetarët ukrainas janë shprehur se për herë të parë Rusia ka përdorur lloje të ndryshme raketash gjatë sulmeve, raketa të cilat nuk janë parë kurrë më parë. Këtë e konfirmoi edhe një prej zëdhënësve të komandës së Forcave Ajrore Ukrainase.
“Për herë të parë Rusia ka përdorur lloje të ndryshme raketash në bastisje. Gjashtë Kinzhal (armë hipersonike me aftësi bërthamore) janë përdorur – është një sulm që nuk mbaj mend të kisha parë ndonjëherë më parë,” tha Yurii Ihnat.
“Deri më tani ne nuk kemi aftësi për t’iu kundërvënë këtyre armëve,” shtoi ai, duke iu referuar raketave Kinzhals dhe X-22 të lëshuara në Ukrainë gjatë natës dhe në mëngjes. Moska përdori raketën Kinzhal me aftësi bërthamore në disa raste në javët e para të pushtimit.