Një ditë pasi qeveria shqiptare vendosi rritjen e pagave prej 7 për qind për ushtarakët, duke filluar nga muaji mars, kryeministri Edi Rama ka ftuar të rinjtë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura Shqiptare, duke aplikuar për mundësitë e punësimit.

Në një postim në rrjete sociale, Rama ka shkruar se Forcat e Armatosura ofrojnë 400 vende të reja pune dhe me rritjen e fundit të pagave për rreth 7 mijë ushtarakë ata janë ndër më të paguarit në rajon.

Ai shtoi se shumë shpejt ushtarakët shqiptar do të kenë paga në mesataren e pagave të NATO-s.