Kryeministri Rama ka publikuar një foto me 3 kampionet olimpike shqiptare. Në nëj postim në Facebook, Rama shkruan se tri vajzat janë simbolet e reja të Forcave të Armatosura.

‘Me tre kampionet olimpike shqiptare, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, vajzat e mahnitshme të Kosovës dhe simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.’- shkroi Rama.

Çdo i ri, nga mosha 18 deri në 27 vjeç i pakushtëzuar nëse nuk e ka bërë gjimnazin apo shkollën e lartë, mund të aplikojë për tu bërë pjesë e Forcave të Armatosura, si ushtar apo detar aktiv.