Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri ka qenë një ndër emrat e përmendur nga Berisha si të përfshirët kryesor në aferën e agjentit të FBI-së në SHBA. Gjiknuri tha se këto janë shpifje, nga njerëz që nuk ka regjisor që i merr përsipër.

“Nuk latë gjë pa shpikur. Në pamundësi të orientimit të drejtë për situatën që ka, mbeten në këto çështje që s’i përkasin politikës shqiptare. Ju doni ta ndotini Shqipërinë dhe pastaj mërziteni kur marrin pagesa nga partia juaj. Ju vetëm këtë gjë bëni, ky është mentaliteti juaj. Së pari, këtu aludohet se pse kemi takuar ne një zyrtar të lartë të FBI. Sigurisht, që do e prisnim. Nuk sollët asnjë fakt shpifjesh. Nuk është fare e vërtetë që ai zotëria ka ardhur këtu për naftën. Mos e shikoni Rusinë si ishte 10-15 vite më parë dhe ajo që u shndërrua pas luftës në Ukrainë. Këtu ka aludime, po kush e solli TerroOil, Berisha. Me marrëveshje të drejtpërdrejtë të Berishës. Po ju këto s’i thoni. Gënjeni kur thoni se ka një marrëveshje të lidhur. Vërtet pati një garë të hapur, një luftë mes kompanive, po çështja është në gjykim. Këto janë çerekfakte. Këto fushat prodhojnë 50 ton në ditë, e kuptoni sa u dukemi ne ndërkombëtarëve? Po këto fushat e dini kush i kanë pasur në zotërim? I keni pasur ju dhe ai, Tartari. Madje sot e kësaj dite i ka Alpetroli. Ju ndërtoni histori me rusë.

Deripaska ka pasur kompaninë Strabask në 2007, por në 2013 i pret Berisha dhe u thotë se ishte i nderuar që i priste. Një nga kompanitë liderë në Evropë, thoshte Berisha aso kohe, dhe s’ka asgjë të keqe. Dhe kjo kompani kanë qenë sanksione të vëna dhe sot që po flasin kjo kompani ka ndërtuar rrugë, aeroportin etj. Dhe shumë mirë ka bërë, po pse krijoni histori? Nuk ka asgjë të vërtetë tek ato që thoni dhe madje janë shpifje. Rama nuk ka nevojë për avokat. Ai s’është si ju, si përkthen anglishten. Syri i famshëm.net, e përktheni si doni ju. Si mund të besoni ju? Ju mashtroni edhe në përkthim! Ju e keni ngritur Ramën tek ndërkombëtarët, nëse ky është shumë i fortë të lëvizje edhe fijet e SHBA! Atëherë si do e mposhtni ju këtë “gogolin” që keni krijuar në kokën tuaj? Sepse edhe kështu merret kjo gjë. Ju s’ka regjisor që ju merr përsipër me ato që keni shpifur. Afera e Amerikës dhe transaksionet i keni aty, uroj t’iu dalin, s’më vjen mirë po i meritoni. Ashtu si ai protokuçku i ri pos presidencës i ka shpifur këto, janë bërë bashkë.”- thotë Gjiknuri.