Ish-deputeti Halit Valteri ishte i ftuar në studion e Euronews Albania këtë të hënë, ku foli në lidhje me vendimin e gjykatës për vulën e Partisë Demokratike.

I pyetur mbi mënyrat që mund të largohet Berisha nga selia e Partisë Demokratike, ish-deputeti tha se kjo mund të ndodhë sipas legjislacionit, ku policia dhe përmbaruesi duhet të zbatojnë vendimin e gjykatës.

“Policia e Shtetit. Një telefon dhe vjen policia me përmbarimin.
Duhet vendimi i gjykatës dhe përmbaruesit gjyqësor, “u thua kam pasur këtë qiraxhiun që më është futur me dhunë, nuk i kam marrë asnjë lekë, tani ma nxirrni pak jashtë”. Por besoj se nuk bëhet për selinë kjo luftë”, u shpreh Valteri.