LAÇ- Shpërthim me tritol në banesën e Skënder Likës në Sanxhak. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Nga shpërthimi, ka pasur dëme të shumta materiale në banesën e Likës dhe atyre përreth. Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të saj dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Skënder Lika është autori i vrasjes së Rakip Rolit, i cili pas ngjarjes u arratis nga vendi i krimit së bashku me të birin.

Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, përkatësisht të Paulin Gjergji dhe Bujar Lika (ky i fundit pa lidhje farefisnore me autorin e vrasjeve).