Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka reaguar nëpërmjet një statusi në Twitter. Von der Leyen shprehet se gratë ukrainase kanë treguar forcën e tyre përballë një rreziku shumë të lartë. Ajo shkruan se gratë ukrainase janë bashkuar me forcat e armatosura në mbrojtje të vendit të tyre.

“Nderoj gratë që janë frymëzim për të gjithë ne. Gratë e Ukrainës. Ata që, duke u futur në ushtri, janë bërë forca të pathyeshme për të mirë”, ka thënë ajo.