Shqipëria siguron të drejtën e organizimit të Kampionatit të 8 Europian të fluturimeve me precizion më 4-13 tetor 2024 në Gjirokastër. Lajm ka ardhur nga Portugalia, në mbledhjen e komisionit të CIVL. I deleguar nga Shqipëria ka qenë presidenti i Federates Shqiptare të Aeronautikës, Renis Tërshana, me vendin tonë që ka siguruar një arritje të madhe në këtë disiplinë.

Kërkesa e Shqipërisë për organizimin e Europianit të 8 në precizion u pranua pasi më herët vendi ynë ka qenë organizator në 2017 i Botërorit të 9 në këtë disiplinë, i mbajtur në Vlorë në 2017.

Garat do të zhvillohen në aeroportin e qytetit të Gjirokastrës me sistem ngritës. Pjesëmarrës në këtë event pritet të jenë rreth 120 pilotë.