Kampionja e botës në Kampionatin Botëror të fitnesit, Geta Beqa, është dekoruar me Yllin e Mirënjohjes nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Beqa, përmes një postimi në facebook, ka thënë se është vlerësuar si sportiste elitare në mesin e shumë sportistëve elitarë.
“Sot u dekorova me Yllin e Mirënjohjes nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama. E vlersuar si Sportite Elitare në mesin e shumë sportistëve Elitarë”, ka shkruar Beqa.