Armaldo dhe Kiara patën një diskutim me njëri-tjetrin, pasi në tryezë u rikthyeu edhe njëherë dita kur Maestro i tha Oltës që të dërgonte në nominim Kiarën, Luizin dhe Bledin, pasi ajo kishte mundësinë të hapte “Kutinë e Pandorës”. Kiara i tha Armaldos se e ka zhgënyer, pasi sipas saj, ai vetë i kishte thënë asaj se nuk do e nxirrte asnjëherë në nominim dhe se pavarësisht se çfarë ai ka me Luizin, atë e do fort. Armaldo tha ai nuk e ka nominuar ndonjëherë Kiarën dhe se është e vërtetë që e do fort atë. Ai madje shtoi, se në këtë pikë të lojës, i sheh të gjithë si lojtarë.

Maestro përsëriti edhe njëherë faktin që loja e tij e vërtetë, do shihet pas këtij nominimi. Gjatë bisedës që po zhvillohej në verandë, Luizi e konsideroi Kiarën lojtare shumë të fortë.

Ai tha se Kiara e “shqyen” Armaldon për lojë.