06 Mars, Tiranë- Po zhvillohet në Tiranë Kongresi i Parë i Shëndetësisë që synon të sjellë së bashku politikëbërës, ekspertë shëndetësorë, profesionistë të kujdesit shëndetësor, përdoruesit e shërbimeve dhe aktorë të tjerë në një forum të përbashkët për të ndarë përvojat dhe për t’u angazhuar në dialog në lidhje me sfidat e sistemit shëndetësor.
Me pjesëmarrje të gjerë të Ministrave të Shëndetësisë së Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, deputeteve të kuvendit të Shqipërisë, ambasadorë, përfaqesues të organizmave kombëtare e ndërkombëtare, mjekë, infermierë e profesionistë të sistemit shëndetësor.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj nga Pallati Kongreseve ka dhënë lajmin e mirë për rimbursimin e fishave të diabetit falas për qytetarët mbi 65 vjeç.
“Sic premtuam fishat për matjen e diabetit për të moshuarit mbi 65 vjec rimbursohen sot nga shteti.
Me politikat e orientuara drejt parandalimit financojmë sot programe të depistimit apo diagnostikimit të hershëm për kancerin e gjirit, të qafës së mitrës dhe kolorektal”, – beri me dije ministrja Manastirliu.
Për herë të parë në Kongresin e Shëndetësisë, një organizim i paprecedentë, që bashkon mbi 2000 të ftuar, politikëbërës, ekspertë vendas dhe të huaj, ofrues shërbimesh, profesionistë të shërbimeve të kujdesit shëndetësor.
Qëllimi është ndërtimi i një platforme interaktive komunikimi.