Kristi dhe Luizi komentuan deklaratën e Lorencit, i cili tha mbrëmjen e kaluar se ai dhe Keisi kanë qenë të lidhur jashtë. Kristi tha se nuk ia merrte mendja fare se ata të dy kishin patur një marrëdhënie jashtë. Ai shtoi se pas “Prime” të mbrëmjes së kaluar, Keisi rrezikon të dalë jashtë të martën.
Për mua ishte surprizë, s’ma merrte mendja. Në këtë pikëpamje, është edhe e rrezikuar.”- tha ai.
Sipas tij, edhe Lorenci ka mundësi të dalë, sepse doli keq edhe vetë pas asaj që tha. Luizi nga ana tjetër, u shpreh se e kishte “nuhatur” që mes tyre ka diçka, por nuk donte të bënte një reagim të nxituar.