Kristi ka folur për herë të parë për ish të dashurën pas lidhjes së tij me Keisin. Gjatë një bisede me Shpatin, ky i fundit e ka pyetur pse nuk u ngacmua me Kejvinën.

Kristi është shprehur se qëndrimi i tij i ftohtë nuk ishte për shkak të marrëdhënies që kishte jashtë por ngaqë nuk e ndjente.

Ai ka shtuar se me Keisin është shumë ndryshe dhe çdo gjë ka rrjedhur natyrshëm. Kristi ka thënë se në atë moment nuk e mendoi lidhjen që kishte jashtë për shkak të emocionit që iu krijua.

Duke biseduar me Shpatin, Kristi u shpreh se ai ndihet shumë mirë me Keisin. Ai shtoi se momenti kur u pyet për ish të dashurën e tij, ishte shumë i sikletshëm dhe se u tregua shumë i sinqertë me publikun.