Bazat kulturore të krizave europiane

Më 1935 Paul Hazard analizonte krizën europiane të shkaktuar nga racionalizmi në shekullin e XVII. Kujtojmë vetëm diagnozën e tij të famshme: «Shumica e francezëve mendonte si Bossuet; papritmas, francezët mendojnë si Voltaire: është një revolucion». Ishte triumfi i një arësyeje të përqëndruar mbi zotërimin individual të dijes së tyre – në kundërvënie me komunitetin besues, i konsideruar mohues – që e gjente referimin e saj tek Dekarti. Në të njëjtin vit, domethënë në majin e 1935, një konferencë e famshme e mbajtur në Vjenë nga filozofi Edmund Husserl titullohej «Kriza e humanizmit europian dhe filozofia», domethënë një krizë e lexuar si tentativa e shkencave sociale dhe e filozofëve bashkëkohorë të distancoheshin nga modernizmi. Pak e nga pak, me mënyrën e Max Horkheimer dhe Theodor W. Adorno, njihej pamundësia për t’i dhënë jetë racionalizmit instrumental të lindur nga Iluminizmi: «Miti është tashmë Iluminizëm dhe Iluminizmi kthehet ta përmbyset në mitologji».

Sot, ideja se Europa ka krizë bazohet mbi këtë themele kulturore. Pasi është e paaftë t’i dominojë nëpërmjet arësyes nga brenda një përfaqësimi koherent, e polarizon në manifestimet divergjente të tij: herëpashere kriza ekonomike, politike, ekologjike dhe financiare, pse jo edhe krizë e governance europiane, të gjitha të përjetuara në perspektivën e papunësisë, të rritjes së çmimeve, të pasigurisë dhe të dyshimeve mbi të ardhmen e vetë Europës. Vetëm pak moralistë dhe ndonjë teolog i lidhin krizat e sotme europiane me një vetëdije të copëzuar dhe një humanizëm të zhdukur. Kështu, Papa Françesku flet për kompleksitete; pohon se më shumë logjika të pamposhtshme ndërveprojnë në «një krizë të vetme dhe komplekse socio – mjedisore». Ilaçet e hipotezuara, duke i bërë jehonë krizës kulturore të Europës, divergjojnë sa analizat që propozohen. Në rast se ekspertë, politikanë apo ekonomistë nuk qenë hezitues, të mos flisnin aspak për krizë të Europës, por thjesht për zgjidhje të diktuara nga arësyeja. Terapitë që çojnë në analiza nga më të ndryshmet janë shumë divergjuese. Është vizioni terapeutik që kryeson analizën, pasi në emër të racionalitetit instrumental, janë instrumentat që mendojmë se kemi në dorë ato që në mënyrë jo të vetëdijshme modelojnë diagnozat. Ësht sindromi i çekiçit: kur instrumenti i vetëm që disponohet është çekiçi, atëhere të gjitha problemet duken si gozhda që duhen ngulur! «Në modernizmin kulturor, arësyeja privohet përfundimisht nga nevoja e vet e vlerësimit dhe e asimiluar thjesht nga pushteti»: fatmirësisht, ky afirmim mban miratimin dhe firmën e Jürgen Habermas.

Kriza të tejkaluara

Europa është vërtet në krizë? Sipas filozofit francez Georges Canguilhem, në rast se shëndeti është aftësia e organizmit për t’u transformuar ë të «reagojë ndaj jobsenikërisë së mjedisit», atëhere mund të thuhet se Europa deri më tani ka qenë në shëndet të mirë. Faktikisht në gjysmën e dytë të shekullit ka pasur shumë «jobesnikëri ndaj mjedisit», domethënë goditje të marra nga jashtë, nga të cilat Europa ka ditur ta rimarrë veten: 15 gusht 1971, vendimi i njënashëm i Shteteve të Bashkuara për ta pezulluar aplikimin e marrëveshjes së Bretton Woods, që nga 1944 kishin përcaktuar sistemin e përqindjeve të këmbimit ndërkombëtar; disa vite më pas, një rritje prej 5 herësh e çmimit të naftës; më pas shpërbërja e bllokut sovjetik në fundin e viteve ‘80; pra, problemet financiare aziatike në dekadën e mëpasme dhe, akoma, kriza financiare e subprime e ardhur nga Shtetet e Bashkuara në fundin e viteve ‘2000; më pas, sulmet e Covid-19 dhe, në fund, lufta e shkaktuar nga Rusia kundër Ukrainës.

Për të dhënë vetëm një shembull të kësaj qëndrueshmërie europiane, kriza financiare e 2008 i ka dhënë Bashkimit Europian rastin për të korrigjuar dy prej dobësive të mëdha strukturore të Europës financiare: mungesën e një bashkimi bankar dhe mungesën e instrumentave specifike për të luftuar spekulimin. Vendime të tjera të shkaktuara nga kriza e subprime, cqë do ta kishin bërë sistemin mjaft të komplikuar, nuk janë zbatuar. Në radhë të parë, rirregullimi i rregullave të deficitit dhe të borxhit për vendet europiane. Canguilhem theksonte se sëmundja është sidomos një përpjekje për të gjetur një ekuilibër të ri dhe se «organizmi shkakton një sëmundje për t’u shëruar». Në rast se kjo është e vërtetë, në këtë rast mund të pohohet se Europa është vërtet e shëndoshë, pasi e ka mundur krizën duke u riorganizuar. Për ta thënë si Machiavelli, çdo sulm që nuk e vret Europën e bën më të fortë. E kanë demonstruar kriza e debitit grek, shpëtimi i bankave europiane në 2010, më vonë pranimi i mekanizmit të rezistencës dhe reagimit të shpejtë ndaj katastrofave natyrale dhe, së fundi, jo më pak e rëndësishmja, kohezioni përballë Brexit. Për të ardhmen e afërt po shfaqen tre kriza: më imediatja është inflacioni monetar; më e vështira për t’u tejkaluar mbrojtja europiane; më e rrezikshmja është ngjitja e nacionalizmit.

Shkaqet e inflacionit monetar

Ndarja ndërkombëtare e punës dhe interkonjeksioni midis vendeve, tarifa nga kërkimi i produktivitetit dhe i fitimit, bëjnë pjesë e logjikës universale të kapitalit, që për arësye institucionale, përveçse kulturore, godet Europën më shumë se Shtetet e Bashkuara apo të vendeve të tjera. Veç kësaj, financa ka pasur peshën e saj në injektimin e këtij zakoni, që vjen nga sistemi kontabël që mbretëron përtej Atlantikut, që e bën të ardhurën imediate, të matur nga vlera e tregut, kriterin për një menaxhim të mirë të kompanive, familjeve dhe shteteve. Por disa vende – mendojmë për kolosët Kinë dhe Indi – kanë arritur, më mirë sesa Europa, t’i hiqen këtij dominimi kulturor. Ekonomia europiane, tashmë e dobësuar nga lufta tregëtare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, duhet të përballojë një rrezik të mëtejshëm. Efekteve ekonomike të izolimit dhe të kufizimeve ekonomike mbi furnizimin i shtohen pasojat e luftës në Ukrainë, të cilës Europa poi paguan pjesën më të madhe të kostove dhe kjo po i çon në kufizime të aktiviteteve dhe gjeneron ankth si tek konsumatorët, ashtu edhe tek punonjësit. Qysh prej disa vitesh më parë, në 2020, masat e para të frenimit kinez kishin paralajmëruar reperkusione të rrepta të një kërkese botërore ndaj kolapsit; tani ato që e ndjejnë janë kapacitetet prodhuese.

Për pasoj, kriticiteti më imediat është padyshim inflacioni i shkaktuar nga rigjallërimi i aktivitetit global pas pandemisë dhe i amplifikuar nga lufta ruse në territorin europian. Dy vjet më parë, analistët injoronin inflacionin. Problemi ishte delfacioni, domethënë pmimet e qëndrueshme apo deri në rënie, që rrezikonin ta reduktonin rritjen ekonomike dhe punësimi për shkak të dobësisë së kërkesës. U promovuan të ashtuquajturat «paketa stimuluese keynesiane», të bazuar mbi shpenzimet publike. Për ta financuar këtë shpenzim, BQE ka ndjekur shembullin amerikan, duke krijuar para në këmbim të krediteve ndaj shteteve. Kësaj i janë shtuar 750 miliard në hua europiane të destinuara për ta financuar efektet e këqija të pandemisë. Arësyet për të mos ja pasur frikën inflacionit dukeshin të besueshëm: efekti stabilizues mbi çmimet e konsumit, i shkaktuar nga konkurrenca e produkteve dhe shërbimeve të ardhura nga Kina dhe nga vende të tjera në rrugën e zhvillimit dhe plakja e popullsisë europiane, që favorizon një rritje të kursimit dhe, për pasojë, një moderim të kërkesës. Në të njëtën mënyrë, edhe pushteti i blerjes i krijuar ex nihilo nga BQE drejtohej mbi të patundshmet dhe titujt. Fatkeqësisht, këta faktorë antiinflacionistë i kanë nxjerrë lakuriq këto limite. Ringritja e pmimeve, e theksuar nga ngjitja vertikale e shkaktuat nga lufta ruse në Ukrainë, tenton të pasqyrohet me rritjet e rrogave që rrezikojnë të tërheqin të gjitha çmimet në një rreth vicioz.

Disekuilibra të shkaktuara nga inflacioni

Lidhur me rritjen e çmimeve të konsumit, janë diferenca të mëdha midis vendeve të Bashkimit Europian. I detyrohet jo vetëm miksit energjitik të çdo vendi, por edhe larmisë së politikave kombëtare. Për shembull, rritja e Lituanisë është me 22%, ajo e Belgjikës me 13%. Në Itali, inflacioni mesatar gjatë 2022 ka qenë me 8.1%, e dhëna më e lartë nga 1985. Gjermania i mbron industritë më shumë se konsumatorët e saj dhe pasohet nga një inflacion me mbi 12%. Kurse Franca ka adoptuar një «mburojë tarifore» që e ka kufizuar inflacionin e brendshëm në 6%. Inflacioni dyshifror – mbi 10% në vit – është një realitet që nuk shikohej nga mesi i viteve ’80 dhe sot është në dyert e Europës. Sipas vlerësimeve të BQE të funddhjetorit 2022, në 2023 çmimet do të duhet të rriten me mbi 6.3%. Fakti që ngritja të mbesë lehtësisht më e ulët se ajo e Shteteve të Bashkuara nuk është ngushëllim i madh. Në kundërshtim me ekonomistët që këtë inflacion e kapin si një lajm të mirë, ai mund të përfaqësojë një rrezik ekonomik dhe politik, përveçse dhe sidomos sociale. Nga njëra anë, inflacioni i bën mirë bilancit të shtetit, bizneseve apo familjeve të debituara, të paktën për debitet jo të indeksuara me inflacionin. Për sa i përket shtetit, për faktin se resurset e lidhura me TVSH rriten automatikisht me rritjen e çmimeve, por edhe për faktin se debiti dhe për pasojë rimbursimi i tij zvogëlohet në terma realë. Nga ana tjetër, të paktën fillimisht, inflacioni stimulon konsumet, për të mos u dashur ta paguajë më shumë nesër produktin që mund të blihet sot me një çmim më të ulët. Kjo derikur frika e rritjes së kostos së jetesës, për të mos folur për taksat, nuk i bën konsumatorët të kursejnë më shumë.

Nga ana tjetër, në planin ngushtësisht financiar, situata europiane po përkeqësohet. E shtyrë nga inflacioni europian, euro po zbret në tregun e këmbimeve – gjatë 2022 është regjistruar një rënie me mbi 10% respektivisht dollarit, përpara se të rimarrë veten në javët e para të 2023 – dhe kjo e ngre çmimin e importeve, përfshi naftën, dhe rrit shërbimin e bprxhit për debitet e denominuara në dollarë. Për ta ngadalësuar një rënie të tillë, BQE ndërmjetëson ta ngrejë përqindjen e interesit, por kjo dëshirë shtypet nga debitimi tashmë tejet i fryrë i vendeve të Europës Lindore. Pavarësisht se jo të gjitha debitet i detyrohen së sotmes – skadimi mesatar është pak më i lartë se 8 vitet – huatë periodike që do t’i ripaguajnë debite të tilla do të jenë përqindjet e interesit gjithnjë e më të larta. Obligacionet shoqërore europiane me 5 vite me rating BBB sot japin rreth 4.50%, respektivisht me 0.25% e fillimit të 2022. Në 2023, Franca apo Gjermania do të marrin hua në tregje midis 300 dhe 500 miliard eurot. Çfarëdo rritje prej 1 pike bazë – për shembull nga 2% në 3% – do të kushtojë pra midis 3 dhe 5 miliardëve. «Plagët e parasë nuk janë fatale», replikojnë optimistët, sidomos nëse mund të mbështetet mbi krijimin e parasë ex nihilo nga ana e BQE; aq më shumë që, përjashto mallrat ushqimore dhe energjinë, i ashtuquajturi «inflacioni core» duket i qëndrueshëm, pavarësisht luftës në Ukrainë. Për më tepër, një numër në rritje e të dhënave duket se tregon që inflacioni mund të stabilizohet. Edhe rëniet e çmimeve të një serie lëndësh të para të «rënda» (dru dhe metale) dhe të «lehëta» (produkte bujqësore industriale) sugjerojnë se e keqja ka kaluar. Njëkohësisht dhe në anën tjetër të peshores ky nivelim i mundshëm i inflacionit thjesht mund të tregojë një ngadalësim të aktivitetit ekonomik.

Efektet sociale të inflacionit

Efektet divergjente e politikave antiinflacioniste e adoptuara në shtetet e ndryshme anëtare të Bashkimit Europian po provokojnë deformime të konkurrencës midis vendeve europiane të Veriut dhe Jugut. E ardhmja e inflacionit është aq më shumë e paqartë sesa lufta në Ukrainë po hedh një hije të gjatë mbi ekonominë botërore. Ciladoqoftë e ardhmja ekonomike dhe gjeostrategjike e Europës, inflacioni do të paraqesë këto dizavantazhe: rritja e përqindjeve të interesit do të pengojë investimet dhe konsumet e kredisë; deformimi i strukturës së përgjithshme të çmimeve do të çojë në investime të harxhuara kot të kalkuluara mbi baza false. Ama rreziku kryesor ka të bëjë me drejtësinë sociale. Këto efekte sociale të inflacionit monetar duhet t’u kujtohen teknokratëveqë shihen vetëm në tabelat e tyre të shifrave. Inflacioni do t’u shkaktonte pak efekte sociale të dëmshme mbi të gjitha të ardhura sikur të ishin të indeksuara, por nuk është aspak kështu. Pensionistët e kuptojnë prej kohësh dhe rivlerësimi modest i pensioneve bazë në verën e 2022 nuk do t’i mublojë hendeqet e akumuluara në vitet e fundit si në parashikimin parësor, ashtu edhe në atë shtojcë. Për pensionistët që mbështeteshin mbi fondet e pensionit për të pasur një pension dinjitoz, politika monetare e BQE – deri në 2021 – për të ulur përqindjet e interesit nuk është një lajm i mirë. Është ajo që Keynes e quante në mënyrë cinike «asfiksia e kursimtarëve». Duke folur në përgjithësi, të gjithë ata që nuk janë as me rrogë, as punonjësit publikë do ta gjenin më të vështirë për t’u mbrojtur nga inflacioni.

Kësaj i shtohet një fenomen më pak i percpetuar, derivues nga struktura e konsumeve për nivelin e të ardhurave. Inflacioni është më lartë në sektorin ushqimor dhe energjitik, që bashkë përfaqësojnë mesatarisht 30% të bilanceve të familjeve europiane, respektivisht me 20% e atyre zvicerane. Këtë mesatare të thjeshta fshehin pabarazi të mëdha. Faktikisht inflacioni më i madh godet personat më të prekshëm dhe familjet me të ardhura modeste dhe kjo shpjegon se pse inflacioni, që në Europën e 2022 lëkundet rreth 6%, arrin mbi 10% në rastin e familjeve më të prekshme. Kostot shtojcë – përjashton ndihmat sociale, shpesh me akses të vështirëpër motive burokratike dhe kulturore – të lidhura me banesën, automobilin apo elektroshtëpijaket në Europa vlerësohen në 1500 euro në vit për familjet e varfëra. Kompleksiteti i situatës buron nga fakti që avantazhet për debitorët – shtet, biznese të debituara familje të indebituara – dhe dizavantazhet për kreditorët, sidomos për më të varfërit midis kursimtarëve, nuk janë njëlloj për kategoritë e ndryshme sociale. Për ta tejkaluar krizën sociale e shkaktuar nga ky kompeksitet, Bashkimi Europian duhet të bëjë një zgjedhje të qartë. Vendimi është shumë më i vështirë nga sa nuk lë të kuptohet aforizma «sa m shumë debitohesh, aq më shumë penalizon gjeneratat e ardhshme!». Faktikisht kjo nuk është aspak e vërtetë. Inflacioni i gjeneruar nga kjo politikë e shkurton pasurinë e kursimtarëve aktualë, jo të ardhshëm. Edhe në këtë rast fenomeni monetar kryen një prelevim të detyruar, jo i kontrolluar nga parlamenti, që do ta kishte këtë rol parësor. Është këtu që fshihet një devijim diskret nga praktikat demokratike.

Mbrojtja europiane

Pas Luftës së Dytë Notërore, traktati i Parisit krijoi në 1951 Komunitetin Europian të Qymyrit dhe Çelikut (CECA), që hyri në fuqi me 23 korrik 1952, për t’u konkluduar më 23 korrik 2002. Në këtë periudhë prevalonte një shpirt paqeje, shumë i largët nga armiqësia e manifestuar në traktatet e mëparshme. Ky shpirt paqeje ushqeun themeluesit e parë, italianin Alcide De Gasperi, gjermani n Konrad Adenauer, francezin Jean Monnet, belgun Paul-Henri Spaak, hollandezin Johan Willem Beyen, të gjithë kristianë, të koordinuar nga Robert Schuman. Këta, në diskutimin e tij të famshëm të 9 majit 1950, kishin sanksionuar detyrimin e apasionuar të bashkëpunimit midis vendeve europiane, përfshi Republikën Federale të Gjermanisë dhe Italisë, që qenë përjashtuar nga traktatet e mëparshme. Traktati i CECA ka ravijëzuar horizontin drejt të cilit Europa po lëvizte, jo pa ngurrime apo prapakthehu. Faktikisht në drejtimin e saj ishte vendosur një «Autoritet i Lartë» që mund të ndërhynte sovranisht në çdo shtet anëtar, ama vetëm me çështje që kanë të bëjnë direkt prodhimin e domosdoshëm për industrinë e armatimeve. Mbikombëtariteti ishte pra i pranishm, megjithëse i orientuar nga kushtet ekonomike të luftës. Me luftën në Ukrainë, kushtet e sotme përmbysen. Ajo logjikë e pasluftës është harruar kur në 1987 u firmos Akti Unik Europian, që theu rregullin e unanimitetit për disa vendime. E pranueshme kur numri i anëtarëve ishte i reduktuar (6), rregulli i unanimitetit bëhej ndalues në momentin kur ky numër rritej. Sigurisht, disa vendime europiane – më i rëndësishmi ai që ka të bëjë me taksimin – e kërkojnë akoma unanimitetin. Nga ana tjetër, në një numër në rritje aspektesh – të zgjeruara më tej më 1992 nga Traktati i Maastricht, mbi vazhdën e Aktit Unik Europian – është e mjaftueshme shumica e kualifikuar. Por shumica e kualifikuar sjell një problem drejtësie në përfaqësimin e vendeve pesha demografike dhe ekonomike e së cilës është shumë e ndryshme. Si i bëhet të garantohet që Luksemburgu, Kroacia apo Belgjika dëgjohen në të njëjtën mënyrë nga Gjermania, Italia apo Franca? Ky është motivi për të cilin në historinë e Europës Akti Unik Europian i 1987 shënon kalimin e Europës nga logjikë e pasluftës në një logjikë drejtësie midis vendeve anëtare.

Sulmi rus i shkurtit 2022 kundër Ukrainës ka nxjerrë në pah qasjen e vjetër dhe të harruar ushtarake në reagim të së cilës ka lindur Bashkimi Europian. Por ky sulm shënon përmbysjen e qëllimit. Nuk bëhet më fjalë për ta frenuar aftësinë secilit prej vendeve anëtare lidhur me arsenalet dhe armatimet e tyre sesa të promovohet bashkëpunimi ushtarak në Europë përballë një armiku të përbashkët. Ndërsa zbatimi i një mbrojtjeje ushtarake autonome të Bashkimit Europian pritet të vijë, industria ushtarake amerikane përfiton nga mungesa e një koordinimi europian për t’i shitur pajimet e tij. Gjermania, që po e zgjeron hendekun e saj industrial karshi Francës dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian (siç e shënon refuzimi i saj për t’i vendosur një tavan çmimit të gazit), dyshon se mos Franca, me pretekstin e bashkëpunimit europian, dëshiron të favorizojë industrinë e saj të armatimeve. Midis anëtareve të tjera të Bashkimit Europian manifestohet një siklet në rritje mbi «privilegjin» të cilin gëzon Franca si titullare e një ulëseje të përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara; dëshirojnë gjithnjë e më shumë që kjo t’i transferohet Bashkimit Europian. Nga ana tjetër, Franca nuk dëshiron të heqë dorë nga resurset e saj bërthamore pa pasur diçka në këmbim.

Në marsin e 2022, pak ditë pas fillimit të sulmit rus ndaj Ukrainës, nën presidencën franceze, Bashkimi Europian ka adoptuar një «busullë strategjike për sigurinë dhe mbrojtjen». Ky libërth me 47 faqe ofron një panoramikë të konfiltkeve të mundshme ushtarake në botë. Shtetet e Bashkuara paraqiten si «një fuqi globale që kontribuon ndaj paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë në kontinentin tonë» dhe mbesin «partneri më besnik dhe më i rëndësishëm strategjik i Bashkimit Europian». Është e ligjshme të mendohet se megjithëse bien dakord mbi faktin që Shtetet e Bashkuara mbesin partneri «më i rëndësishëm», shprehja «partner besnik» është e diskutueshme; kemi parë gabimet amerikane në Vietnam, Somali, Afganistan, Irak, Libi, Siri; qëndrimi i tyre ndaj Francës në ndodhinë e nëndetëseve të shitura Australisë; deformimet flagrante të konkurrencës ndaj Europsë në dhjetorin e 2022, me subvencionet masive për prodhuesit vendorë të automobilave. Në linjë me këtë mendim, mund të vihet bast se Shtetet e Bashkuara do ta mbrojnë Taivanin kundër Kinës kontinentale derikur nuk do të kenë rindërtuar një industri të mirë gjysmëpërçuesish në truallin amerikan dhe dyshimi duket i pranuar nga disa liderë taivanezë. Ciladoqoftë gjeopolitika e ardhshme botërore, në rubrikën e tij në revistën Études, të botuar në qershorin e 2022, Thomas Gomart, drejtor i IFRI (Instituti Francez i Marrëdhënieve Ndërkombëtare), nënvizon «hendekun të thuash pak problematik midis vendosmërisë së deklaruar për të “mbrojtur rendin e sigurisë europiane” dhe aftësive relative me veprimin».

Nervi i luftës, financa

Edhe sikur Europa të forcohej dhe t’i zmbrapste sulmet nga jashtë do të arrinte t’i tejkalonte kontrastet e pashmangshme financiare? Duhen bërë llogaritë me çfarë ka ndodhur me solidaritetin financiar në Europë, me vetminë e BQE me menaxhimin e krizës energjitike, sanksionet ndaj Rusisë, bllokun e PNRR (Planin Kombëtar të Rigjallërimit dhe Qëndrueshmërisë), fondet për Hungarinë dhe Poloninë, luftën ndaj inflacionit me rritjen e taksave. Norvegjia, prodhuesi më i madh i energjisë, duket cinike dhe nuk e mbështet pjesën tjetër të komunitetit. Gjermania dhe Hollanda nuk duan ta miratojnë krijimin e një programi të ngjashëm me atë të tentuar me Covid-19 për t’i ndihmuar vendet e goditura nga rritja e kostove energjitike. Pika qendrore është artikulimi i politikës europiane me financën, domethënë të dy fytyrat e krizës që vijnë nga brenda Europës. Çështje e vështirë, e mirë sintetizuar nga aformizma e atribuar Joseph-Dominique Louis (i quajtur «Baroni Louis»): «Zotëri, na jepni një politikë të mirë dhe unë do t’u jap financë të mirë». Por vështirësitë qysh atëhere janë dyfishuar, pasi financa mund t’i shmanget vullnetit politik. Prototipi europian i një xhirimi të tillë të vullnetit politik nga ana e financës është patjetër lufta e kryer nga Otto von Bismarck kundër Austrisë.

Për ta kompletuar unitetin e shteteve gjermane rreth Prusisë, kancelari vendosi t’i shpallë luftë Habsurgëve që në vjenë qeverisnin atë që mbetej nga Perandoria e Shenjtë Romake. I kërkoi parlamentit prusian kreditë ushtarake t nevojshme, që ju mohuan. Në këtë pikë ju drejtua bankierit Gerson von Bleichröder, që organizoi një konsorcium bankash në gjendje ta financonin luftën e Prusisë. Kjo çoi në fitoren e ushtrive prusiane nën drejtimin e gjeneralit Helmuth von Moltke – më 3 korrik 1866, në König Gratz – e njohur si fitorja e Sadowa. Ja sesi financa mund ta përmbysë vullnetin politik. Megjithatë, jo i gjithë ngërçi i bilancit është domosodshmërisht një shmangie antidemokratike e pushtetit politik. Një situatë ngërçi e bilancit verifikohet kur parlamenti vendos të mos i mbulojë me taksa totalitetin e shpenzimeve të paracaktuara, pasi i besohet mbi huatë. Si në një lojë me letra, ngërçi është një bast: në këtë rast, një bast mbi besimin tek shoqëria civile, kursimtarët e së cilës mund t’i akordojnë huatë e nevojshme apo të refuzojnë ta bëjnë. Anasjelltas, apeli ndaj bankës qendrore për të financuar ngërçin – indirekt, pasi ta bëj direkt ndalohet nga normativa europiane – teston një kalim të sferës financiare nga ana e pushtetit politik.

Ngjitja e nacionalizmit

Për sa armiku i jashtëm mund të rezultojë i dobishëm për t’i ribashkuar vendet europiane, kjo do të mjaftonte për t’i kompensuar forcat centrifuge që kërcënojnë Europën? Nacionalizmi në Europë po shërben si pretekst, përveçse se emigrantët nga jugu dhe nga lindja e Mesdheut, disa vendime të Gjykatës Europiane të Drejtësisë që ndalojnë, në emër të të drejtave të njeriut, përyënien e të huajve që kanë kryer krime në territorin kombëtar. Pushtimi i Ukrainës ka çuar në zbatimin e direktivës së 4 marsit 2022 mbi «mbrojtjen e përkohshme» – prej 1 viti, i rinovueshëm për dy herë – e emigrantëve që vijnë nga Ukraina. Tash e prapa, pavarësisht 3 marrëveshjeve të Dublinit (homologe të hapësirës Schengen të 1985) që e detyrojnë vendin hyrës ta trajtojë kërkesën për azil, rezidentët ukrainas mund ta përcaktojnë në vendin europian e zgjedhjes së tyre; përfitojnë automatikisht lejen e qëndrimit, të drejtën e punës dhe të koperturës sociale, edhe për arësim. Kjo i ka mundësuar Polonisë – dhe në masë më të vogël, Hungarisë – nën kërcënimin e «rilëshimit» të masës së refugjatëve që kanë mbledhur në Perëndim, të ushtrojnë presion me sukses ndaj Bashkimit Europian në takimet në zhvillim me ta.

Blloku i fondeve PNRR për Hungarinë dhe Poloninë ka qenë përgjigja e Europës ndaj disa sjelljeve të konsideruara të kundërta ndaj vlerave europiane. Nga viti 2019 Komisioni Europian kërkonte çmontimin e seksionit disiplinor të krijuar nga qeveria polale pranë Gjykatës Supreme me detyron e shqiptimit mbo shkaqet që kanë të bëjnë me statusin dhe ushtrimin e funksioneve të gjykatësve të vetë Gjykatës. Gjykata Europiane e Drejtësisë e ka konsideruar një institucion të tillë jokonform me gjendjen e së drejtës, të bazuar mbi pavarësinë e autoritetit gjyqësor. Nga ana e saj. Gjykata Kushtetuese e Polonisë ka reaguat me vendimin e famshëm të 7 tetorit 2021, duke theksuarse organizmat e Bashkimit Europian, kur tentojnë t’i imponojnë Polonisë modifikimin e institucione gjyqësore të tij, «operojnë jashtë kompetencave të besuara atyre nga traktatet».

Në realitet, kundërshtia është shumë më komplekse nga sa mund të duket, duke rilançuar çështjen e vështirë të bilancimit korrekt midis nevojave që rrjedhin nga parimi i sovranitetit shtetëror dhe parimit të subvencionimit të Bashkimit Europian. Është fakt se, pavarësisht nga interpretimet juridike dhe gazetareske që vijnë, Komisioni Europian kishte ngrirë pagesën e 23.9 miliard eurove kontribute dhe të 11.5 miliardëve hua të parashikuara për Poloninë dhe, pavarësisht një ligji të miratuar majin e kaluar nga Dhoma e Ulët e parlamentit polak që parashikonte ta zëvendësonte seksionin disiplinor me një seksion të të përgjegjësisë profesionale, më konform me diktimet e së drejtës europiane, vendimi i Brukselit për t’ia miratuar PNRR e Polonisë mbetet gjithësesi i detyruar nga arritja e 283 «milestones and targets» të mira, me qëllim zhbllokimin e pagesave për Varshavën.

Në rastin e Hungarisë, motivi për pezullimin e 6.3 miliard eurove të parashikuara ka qenë korrupsioni. Rezervat e kundërta me këtë shtet i përgjigjen kushtit që ndihmat europiane mos të përgjysmohen, e miratuar nga Parlamenti Europian me kërkesën e Europës Veriore – me Hollandën në krye – gjatë traktativës për planin e rilançimit europian gjatë sulmit të parë të Covid-19 në vitin 2020. Polonia dhe Hungaria kanë qenë ngurruese në dhënien e ok të tyre për të cilat mbretëron rregulli i unanimitetit, sidomos në taksim. Qysh në dhjetorin e 2021 të dy vendet janë treguar ngurrues kur është folur për taksën mbi fitimet e shoqërive transkombëtare dhe të carbon tax. Në fund Hungaria ka revokuar veton në dhjetorin e 2022, për 18 miliard euro, dhe ka dhënë miratimin për futjen e «taksës mbi karbonin» në kufijtë e Europës, si ede të kuotës minimale prej 15% mbi fitimet e shoqërive shumëkombëshe me seli në një vend çfarëdo të Bashkimit Europian.

BQE e vetme nuk mund t’i tejkalojë krizat europiane

Në 30 vitet e fundit, zakoni i për të financuar dizavancat publike duke krijuar para ka kontribuar për t‘i zbutur shock ciklike të ardhura nga jashtë Europës. Nga ana tjetër, kjo politikë e parave të lehëta, e zbatuar deri në 2021, i ka verbuar qeveritë europiane lidhur me faktin se reformat strukturore nuk mund të shtyhen në pafundësi. Është e vërtetë se një prej presidentëve më të mëdhenj të Komisonit Europian, Jacques Delors, e kishte zakon të pohonte se euroja do të sillte paqe, prosperitet dhe kompetivitet, por duhet të pranojmë se unioni monetar, i vetëm, nuk është në gjendje ta rrisë produktivitetin. Aq më shumë që në nivelin e debitimit të arrutur nga vendet e Europës Lindoree pengon BQE të rrisë përqindjen e interesit që do të ishte e nevojshme ta zhvillonte siç duhet rolin e vet ekonomik. Për ta bërë të mundur, taksat reale – ajo që mbahet në inflacion – do të duhej të ishte pozitive, ndërsa janë ende gjerësisht negative. Kështu, BQE kënaqet duke e ruajtur besueshmërinë e saj duke i rritur taksat jehtësisht sipër zeros. Kjo do të sjellë një rritje të barrës financiare të vendeve të përfshira.

Ashtu si ligji nuk është bërë për kasapin apo marangozin, por për qytetarin, po ashtu edhe monedha europiane nuk është e konceptuar për aktorët ekonomikë – familjet, bizneset dhe, gjithnjë e më shumë, shtetet e Bashkimit Europian – por për ekonominë europiane. Praktikisht, çdo vend anëtar e përdor sipas situatës së tij të veçantë dhe përfiton në mënyrë të ndryshme. Kur modifikon alokimin e resurseve dhe të rreziqeve, aksioni i BQE merr një rol politik gjithnjë e më evident. Ky rol do të forcohej nëse pranohej – siç propozojnë disa ekonomistë – që BQE financon direkt bizneset në sektorë të privilegjuar, si tranzicioni ekologjik, kërkimi në dixhital, bizneset e sektorit të hidrogjenit apo të qelizave me karburant me bazë fosile apo akoma formimin. Politika aktuale e BQEm duke i spostuar rreziqet financiare ndaj vendeve të jugut, nuk mund ta lehtësojë jo pushtetin, që varet vetëm nga traktatet europiane dhe nga dobësia me të cilat interpretohen, por autoriteti. Një autoritet për të cilit ka nevojë të ruhet mbështetja e nevojshme popullore që euro ka shkaktuar dhe rritur. Sigurisht, ndarja e rreziqeve nuk është kushti i vetëm për ta ruajtur besimin në funksionimin e sistemit financiar europian: i takon BQE të propozojë akoma objektiva monetarë të saktë dhe mjete proporcionale, të gjitha të kërkuara që ia dobësojnë pushtetin. Mbetet fakti që autoriteti dhe jo vetëm pushteti i institucionit monetar është i domosdoshëm për mirëfunksionimin e ekonomisë europiane.

Konkluzion

Autoritetet politike europiane (Këshill, Komision, Parlament), por njëherazi autoritetet gjyqësore të tyre (gjykata europiane të drejtësisë), nuk mund t’i largohen krizës latente të modernizmit, mishërim i largët si i arësyes sovrane (Hazard), ashtu edhe i humanizmit europian (Husserl). Kriza latente e modernizmit qëndron në zgjedhjen vendimtare midis «globales» dhe «lokales». Politikanët aktualë nuk mund të tërhiqen në «pjesëmarrjen e të gjithëve» apo të fshihen prapa «etikës» dhe «komiteteve» të tyre, për të mos marrë vendimet. Duhet të shqyrtojnë rast pas rasti, siç sugjeron Habermas, duke u bazuar vetëm mbi rregulla të afta të federojnë vlera për t’u aplikuar në praktikë. Janë vendime të vështira, pasi në modernizëm nuk mund ta njohim «globalen» duke eksploruar vetëm «lokalen» dhe anasjelltas, «lokalja» nuk është krejtësisht e deduktueshme nga logjika e «globales». Duhet të «mendojmë “lokalisht” dhe të veprojmë “globalisht”» pasi «për të vepruar, duhet të lokalizojmë»? apo, në të kundërt, siç theksonin revolucionarët Chiapas, duhet të «mendojmë “globalisht” dhe të veprojmë “lokalisht”»? faktikisht është e nevojshme të mbahen bashkë këto dy pozicione kontradiktore: është kryqi i politikës dhe burimi i përhershëm i krizave aktuale të Europës, ashtë si çdo vend në ndryshim. Për ta thënë me mënyrën me të cilën Stephan Zweig u shpreh lidhur me Erazmusin e Rotterdam, Europa do të mund t’i tejkalojë vetëm «duke i rezistuar sirenave të forta të pretendimeve të kota të mbretërve, fraksioneve dhe egoizmave kombëtare».