Qyteti historik i Krujës ka tërhequr këtë fundjavë një numër në rritje vizitorësh të huaj.
Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës ndau në rrjetet sociale momente nga vizita e turistëve në këtë muze.
“Fundjavë të qetë nga Kruja, e cila ka filluar të frekuentohet nga grupet e para të organizuara të turistëve evropianë dhe amerikanë”, thekson Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës.
Vetëm në janar-shkurt ky muze u vizitua nga 3324 vizitorë, të cilët u njohën me historinë dhe traditat shqiptare.
Qyteti i Krujës ofron vende interesante për t’u vizituar nga turistët si Kalaja, Pazari, Muzeu Historik si dhe Muzeu Etnografik.