Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama u shpreh se Shqipëria është një partner mjaft i vlerësuar për Danimarkën.

‘Shqipëria është një partner mjaft i vlerësuar për Danimarkën dhe ju jeni një aleat mjaft i vlerësuar i NATO-s. Unë shpresoj se ne të ndërtojmë një partneritet edhe më të plotë dhe jam e sigurt për këtë. 10 ditë më parë shënjuam edhe 1 vjetorin Luftës në Ukrainë dhe kjo ishte një nga temat tona kryesor. Ju keni reaguar mjaft qartë në Këshillin e sigurimit, jeni bashkuar me sanksionet që në fillim. Por kështu është një pjesë mjaft e fortë e çeljes së negociatave. Unë e di që ju keni kapacitetin për ta bërë këtë dhe ne ju mbështesim në drejtim tuaj këtu, më vjen keq për gjerat që po përjetoni në Shqipërinë për shkak të luftës. Na duhet të punojmë së bashku edhe për këto çështje. Na duhet një bashkëpunim më i fortë ku vjen fjala për emigracionin. Jeni një zë shumë i fortë kur vjen fjala për vlerat evropiane.’- tha Mette.