I ka kapërcyer të shtatëdhjetat, por nuk i ndahet punës. Kjo është nëna duararte Hatije Dema, banore e lagjes 4 te qytetit te Kukësit. Çdo ditë e gjen në lulishten publike duke u kujdesur vullnetarisht për lulet apo riparimin e stolave të dëmtuar.
“Mosha 73 vjeçe. Vaj halli nuk më rrihet. Kur e shoh kështu, mbille një lule sa për zbukurim. Unë lulet i kam merak, vetëm ato i kam qejf”- shprehet ajo.
Lagje 4 në Kukës është pjese e rikualifikimit urban me hapësira te bollshme e lulishte. Nene Hatija thotë se gjithsecili prej qytetareve duhet te kontribuojnë për mirëmbajtën e mjedisit dhe te parqeve.
“Blinat që i kam mbjellë unë i ka blerë dhe Bashkia. Duhet me i bo çdokush hismetin vetë. Disa janë të kujdesshëm shumë, disa nuk janë të kujdesshëm hiç, i dëmtojnë. Edhe stolat që janë dëmtuar këtu vetë i kam ndreq”, thotë e moshuara.
Hatije Dema ka punuar plot 25 vite në ish-ndërmarrjen komunale të qytetit. Ka kryer pune te renda ndërtimi, mirëmbajtje e deri tek shtrimi i pllakave, ndaj sot me të njëjtin pas pasion edhe pse është në pension merret me punët në komunitet.