Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar këtë paradite presidentin Bajram Begaj në Presidencë.
Më pas, Kurti ka ecur në këmbë drejt Kryesisë së Kuvendit, ku është pritur nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Nga dy institucionet, nuk ka ende deklaratë zyrtare se për çfarë është diskutuar, por paraprakisht mësohet se në fokus të diskutimeve është marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë.