Zenepe Uruci ka tentuar t’i kërkojë ndihmë djalit të saj para se të qëllohet për vdekje nga bashkëshorti i saj Xhafer. 62-vjeçari ka goditur disa herë me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre në Borgo Rivo, në provincën e Ternit. I pari që nxitoi në vendin e masakrës ishte djali i çiftit, i cili dëgjoi britmat e dëshpëruara të nënës së tij në telefon dhe indirekt ishte dëshmitar i vrasjes së saj.
Zenepe, 56 vjeçe, me origjinë shqiptare, i dërgoi djalit të saj një mesazh zanor: “Babi po më lëndon”! Kështu i kishte thënë ajo duke alarmuar të riun që thirri kështu të atin, duke marrë vetëm një përgjigje për tërbimet e burrit dhe në prapavijë ishin ulërimat e nënës. Një nxitim i dëshpëruar për në apartamentin e del Crociere ku jetonin të dy dhe ku shtrihej trupi tashmë i pajetë i Zenepe.