Kryeministri Rama ka reaguar për përfshirjen e Monika Kremadhi në financimet ruse. Rama shkruan se verifikimi i këtyre parave të pista do të shërbejë si prova që drejtësia nuk funksionon me dy standarde siç përflitet rëndom.
“Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ofshor çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë ofshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet… Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare!”- shkroi Rama.