Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me bizneset e mëdha për të diskutuar për rritjen e mëtejshme të pagave. Nga 1 prilli paga minimale do të shkojë në 40 mijë lekë, por Rama thotë se është e rëndësishme që pagat të rriten dhe më tej dhe për këtë është e rëndësishme që të ketë një bashkëpunim edhe me biznesin privat.

“Me sipërmarrjen për të diskutuar mbi domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave. Nga data 1 Prill paga minimale si në sektorin shtetëror, ashtu edhe në atë privat do të jetë 40 mijë lekë, si një premtim i mbajtur Jemi duke siguruar korrektimin e të gjithë sistemit të pagave si përgjigje e menjëhershme ndaj vështirësive të paparashikuara që janë krijuar kudo prej agresionit të Putinit dhe inflacionit të luftës”, shprehet Rama.