12 Mars- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook ka publikuar rastin e Albanit, i cili ka kryer me sukses transplantin e veshkës një procedurë jetësore e bërë tashmë realitet.
Në video e publikuar nga ministrja Manastirliu prof. Alma Idrizi, nefrologe në Shërbimin e Nefroligjisë në QSUT, bën me dije se 135 qytetarë kanë kryer me sukses transplantin e veshkave të financuar 100% nga shteti.
Postimi i plotë i Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu
Një ëndërr e bërë realitet”
Albani po i rikthehet jetës normale pas transplantit të kryer me sukses, me financim 100% nga shteti.
135 qytetarë kanë kryer transplantin e veshkës falas në spitalet jopublike, me mbështetje të plotë nga shteti dhe vijojnë të ndiqen me shumë përkushtim nga ekipet tona mjekësore në QSUT, me një paketë të plotë post-transplant, #falas
#PaketatShëndetësoreFALAS
#SkaKohëPërPushim
#ShqipëriaeArdhmjaJonë