11 Mars- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook ka publikuar Qendrën Shëndetësore Terbuf e rehabilituar sipas standarteve më të mira në kuadër të programit Kombëtar të Rehabilitimit të Qendrave Shëndetësore.
Ministrja e Shëndetësisë thekson se programi do të vijoj edhe këtë vit duke e çuar në 400 numrin e qendrave të rikonstruktuara.
Postimi i plotë i Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu:
Qendra e re shëndetësore #Tërbuf në Lushnje, e rehabilituar plotësisht si 340 qendra dhe ambulanca nga veriu në jug, garanton standardin më të mirë të shërbimit për banorët e kësaj zone.
Me +60 qendrat e tjera shëndetësore që rehabilitohen këtë vit, shkojnë në 400 qendrat e kujdesit parësor me infrastrukturë të përmirësuar radikalisht, që i shërbejnë qytetarëve me kushtet dhe standardet më të mira
#ShqipëriaeArdhmjaJonë
#SkaKohëPërPushim