Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka reaguar për marrëveshjen në Ohër duke thënë se janë të gatshëm të mbështesin Kosovën dhe Serbinë për procesin e zbatimit.
“Përkushtimi i plotë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës tregon guxim dhe vendosmëri drejt rrugës së tyre në BE.
I përgëzoj të gjitha palët. Ne jemi të gatshëm t’i mbështesim të dyja në procesin e zbatimit të marrëveshjes”, shkroi Varhelyi.