Nën drejtimin e Edi Ramës mbledhja e grupit parlamentar socialist u fokusua tërësisht në përgatitjen për fushatën elektorale të 14 Majit.

Kryesocialisti Edi Rama ka kërkuar një angazhim maksimal të gjithë deputetëve duke bashkëvepruar me drejtuesit politik të PS në qarqe. Edi Rama i tha grupit parlamentar se këto janë zgjedhje ndryshe, zgjedhje delikate po ashtu edhe zgjedhje politike.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve nga kjo mbledhje raporton se , sikurse edhe në mbledhjet e shkuara të kryesisë socialiste, drejtuesit politik kanë prezantuar sondazhet matëse të popullaritetit të kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshilltarët për këshillat bashkiak.

Do të jete kryesia socialiste me 25 Mars nga ku do të miratohen kandidatët socialist për garën e 14 Majit.