Janë mbyllur katër takimet e orës 18:45 të vlefshme për ndeshjet e para të raundit të 1/8-ave të Europa League. Roma fitoi me rezultatin minimal 2-0 ndaj Real Sociedad në “Olimpico”, në një sfidë që ishte shumë eluftuar nga të dyja anët.
Vendasit gjetën golin në minutën e 13’ me El Shaarawy që gjeti rrjetën pas asistit të Abraham. Në pjesën e dytë të dyja skuadrat tentuan portat respektive, megjithatë në minutën e 87’ Roma vulosi fitoren me Marash Kumbullën.
Shqiptari që e nisi këtë sfidë në minutën e 46’, pas një goditje nga këndi të Dybala e dërgoi topin në rrjetë me goditje me kokë dhe më pas bëri festimi e veçantë, duke treguar se së shpejti do të bëhet baba.
Sporting-Arsenal u ndanë me barazimin 2-2. “The Gunners” zhbllokuan sfidën ne minutën e 22’ me Saliba, ndërsa Sporting barazoi në minutën e 34’ me Inacio.
Në minutën e 55’ Arsenal u shtang kur Paulinho realizoi golin e dytë për vendasit, por në minutën e 62’ me Xhakën që po afronte topin drejt portës së kundërshtarëve Morita tentoi ta largojë, por e dërgoi topin në rrjetë duke bërë auto gol. Kështu përballjet mes këtyre dy skuadrave do të vuloset në “Emirates Stadium”.
Bayer Leverkusen fitoi bindshëm 2-0 ndaj Ferencvaros-it, me takimin që e dominoi të gjithin. Ishte Demirbay ai që zhbllokoi sfidën duke realizuar në minutën e 10’, me pjesën e parë që u mbyll me vetëm një gol. Ndërsa në minutën e 86’ Tapsoba do të vuloste sfidën duke realizuar golin e dytë për vendasit.
Union Berlin-Royale Union SG u ndanë me barazimin 3-3. Ishin miqtë ta që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës me Boniface që zhbllokoi sfidën në minutën e 28’. Vendasit reaguan me Juranovic në minutën e 42’ dhe e mbyllën pjesën e parë me barazim.
Në pjesën e dytë erdhën edhe katër gola të tjerë me Vertessen në minutën e 72’ dhe Boniface në minutën e 72’ për Royal Union SG. Teksa për Union Berlin rrugën drejt rrjetës në fraksionin e dytë e gjetën Knoche në minutën e 69’ dhe Michel në minutën e 89’.