E enjtja ishte mbrëmje festive për Argjentinën, në ndeshjen e saj të parë zyrtare si kampione bote në fuqi. Ishin të pafundmë fishekzjarrët në “Monumental” për kombëtaren bardhekaltër, para miqësores së fituar 2-0 ndaj Panamasë. Një pritje që emocionoi shumë edhe Lionel Messin, i cili shënoi golin e dytë, që mbylli ndeshjen, me një goditje dënimi të shkëlqyer.

Me këtë “rrjetë” në sfidën e parë zyrtare të Albiceleste, pas triumfit në “Katar 2022”, Messi rrumbullakosi plot 800 gola në karrierën e tij të ndritur. Kjo shifër ndahet kështu në rang kompeticionesh, skuadrash dhe kombëtareje:

474 gola në La Liga (Barcelona)

129 gola në Champions League (Barcelona dhe PSG)

56 gola në Kupën e Mbretit (Barcelona)

45 gola në miqësoret ndërkombëtare (Argjentina)

28 gola në kualifikimet e Kupës së Botës të Amerikës së Jugut (Argjentina)

18 gola në Ligue 1 (PSG)

14 gola në Superkupën e Spanjës (Barcelona)

13 gola në “Copa America” (Argjentina)

13 gola në Kupën e Botës (Argjentina)

5 gola në Botërorin për Klube (Barcelona)

3 gola në Superkupën e Evropës (Barcelona)

1 gol në “Coupe de France” (PSG)

1 gol në Superkupën e Francës (PSG)