Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke folur për mediat pas takimit me Sali Berishën, në selinë blu tha se takimi u zhvillua “në kuadër të bashkëpunimit tonë e të kësaj aleance të jashtëzakonshme të të gjithëve për ndryshim”.

Meta paralajmëroi fitore të opozitës së bashkuar në zgjedhjet e 14 majit.

“Në datën 15 maj shumica e kryetarëve të bashkive në gjithë Shqipërinë i përket ndryshimit dhe opozitës të bashkuar dhe pa asnjë diskutim e shumica dërrmuese e këshillave bashkiakë do i përkasë opozitës”, tha Meta.