E sotmja do të jetë një e diel me mot shumë të mirë për të gjithë ata që duan të kalojnë një fundjavë të bukur. Vendi do ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht më të ngrohta me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe shtim vranësirash në orët e mbrëmjes. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim dhe shpejtësi 1-8 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 1-2 ballë.