Ndërtimi i urës mbi Lumin e Bunës u dakordësua në një marrëveshje dypalëshe mes qeverive së Shqipërisë dhe qeverisë të Malit të Zi, gjatë mbledhjes së dytë të përbashkët mes qeverive të dy vendeve. Kjo marrëveshje është tejet e rëndësishme në aspektin e jetësimit të vizioneve dhe të planeve për të ardhmen, do të kthejë distancën mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, (Ulqinit dhe Velipojës) në 300 metra, nga dhjetëra kilometra që është aktualisht.

Marrëveshja është e bazuar në projektin e zbatimit të realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për të cilin ideatori i këtij projekti zoti Benet Beci, shprehet se “Ka qenë një strategji nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit që në rajonin e Shkodrës dhe në krejt rajonin mes Shkodrës dhe Malit të zi të ishin disa projekte, të cilat të sillnin një ndryshim të “lojës” turistike në zonë. Kemi prezantuar para Qeverisë një strategji të tillë n ë fund të vitit 2018 me një sërë ndërhyrjesh që do të fuqizonin turizmin në zonë. Në qoftë se ne deri tani kemi patur një turizëm, do të thoja pak spontan e deri diku lokal, duke përfshirë Velipojën , tani truizmi ndërkombëtar i cili përfundon në derdhjen e Bunës, dhe ku mbaronte deri në Bunë e gjithë oferta turistike, me hapjen e urës, ne tashmë kemi një ofertë turistike që është unike që e sjell Velipojën shumë më pranë tregjeve ndërkombëtare të turizmit,” – u shpreh Beci teksa theksoi se “Shkodra ka patur prej kohësh shumë më tepër pika doganore, më tepër lidhje, të cilat në vitin e fundit kanë nevojë filluar të riaktivizohen, duke u ndalur edhe tek disa marrëveshje të tjera të miratuara sot.

“Pra siç e shikoni nuk është më vetëm një ndërhyrje sporadike e veçantë, është një koncept tjetër i zhvillimit rajonal, një mënyrë për ta parë Shkodrën qendër të zhvillimit rajonal,” – u shpreh ai.