Fqinja e Mimoza Pajës ka treguar momentet kur ajo ka kontaktuar me vajzën e vogël 10-vjeçare, e cila mbeti e plagosur nga ngjarja ne zonen e Don Boskos.
Për mediat, gruaja u shpreh se 58-vjeçarja që mbeti viktimë e atentatit jetonte në kushte të vështira, ndërsa theksoi se sot eshte bere e frikshme te jetosh.
“Jemi aq të frikësuar sa kemi frikë të jetojmë të shtëpia, ke frikë të punosh në punë tënde, këtu është bërë jetë e frikshme”, tha gruaja.
“Jetonte në kushte të vështira ekonomike me qira, edhe burri i ka vdekur dhe ka pasur hallet e veta si gjithë të tjerët. Unë isha brenda, djali po flinte, u çua djali i trembur dhe më tha mami ka ndodhur një vrasje. Kur dola jashtë, thanë “kështu kështu”, u vra Moza, armë me breshëri, kur dola dëgjova këto gjëra.
Ambulanca erdhi shpejt. Erdhi 10 vjeçarja, më tha mua “o teta Bardha më kanë vrarë, po qante me të madhe, ishte duke qarë, erdhi ambulanca dhe e mori”, tregon fqinja.