Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Olivér Várhelyi në fjalën e tij Forumin Ekonomik të Shkupit tha se BE po punon për futjen e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor për të trajtuar krizat energjetike dhe për të mbështetur rajonin, ne kemi miratuar një paketë të mbështetjes energjetike prej 1 miliardë eurosh gjatë samitit të fundit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Ne po shpërndajmë tashmë gjysmën e paketës për autoritetet: 500 milionë euro për të zbutur ndikimin e çmimeve të larta të energjisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe për të mbajtur çmimet e energjisë të përballueshme për familjet në nevojë”, tha Olivér Várhelyi.

Ai shtoi se BE ka fonde shtesë në dispozicion për të mbështetur diversifikimin e burimeve të energjisë dhe rrugëve larg Rusisë.

Sipas tij, ndërlidhjet e energjisë elektrike dhe gazit drejt furnizimeve alternative dhe një terminali i ri LNG në detin Adriatik do të financohen plotësisht nga BE.

“Këto investime do të sillnin më shumë energji, të besueshme dhe më të gjelbër në Ballkanin Perëndimor dhe do të kishin potencialin për ta kthyer Ballkanin Perëndimor në pikën e re të hyrjes së energjisë për Evropën”, shtoi ai.