Pas daljes së bujshme të Kiara Titos në një nominim “kokë më kokë” me Olta Gixharin, kjo e fundit dhe Dea janë futur të dyja në të njëjtin dush.
Afrimiteti i tyre edhe fizik më herët duket se ka vijuar me një strategji të mirë menduar pasi aktorja dhe bloggeria kanë komunikuar pa mikrofona në dush, duke u lënë mister të madh teleshikuesve se çfarë kanë thënë.
Kjo është parë si një thyerje e rëndë e rregullores nga ndjekësit të cilët kanë kërkuar dënimin e tyre me zarf të zi. Kujtojmë se pak javë më parë, Luizi, Kristi dhe Armaldo u penalizuan duke shkuar në televotim pasi u futën në ambientet e tualetit, jashtë fokusit të kamerave.