Ministrja e Ekonomisë dhe Financave ka folur për pagat dhe prioritetet e qeverisë për pagat e punonjësve.
‘Në vitin 2024 do e rrisim sërish në pagën minimale dhe në 2025 të shkojë në 45000 lekë. A është kjo e mjaftueshme? Jo. Ne sot duhet të bëhemi konkurrues. Nëse këtu ato 300 punëtorët do të largohen do të marrin një eksperiencë dhe do jetë shumë e vështirë që të punësoni po prapë 300 persona me atë eksperiencë dhe kualifikim. Ndaj ju duhet të rrisni pagat. Është e rëndësishme të keni ditë pushimi, të paguheni nëse punoni në fundjavë. Krijoni standarde.’- thotë Ibrahimi.