Deputeti socialist Pandeli Majko ka reguar lidhur me marrëveshjen e rënë dakord mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër. Majko shkruan se Vuçiç ka bërë një marrëveshje që të jetojë si gënjeshtar dhe jo si dështak.
“Vuçiç ka bërë marrëveshje me veten që të jetojë si gënjeshtar, dhe jo si dështak! Deklarata e tij, se “
…Nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës” kërkon shkatërrimin e paqes në rajon. Konfuzioni si mekanizëm kontrolli, ka vetëm një përgjigje!”, shkruan Majko.