Dita e dielë do të ketë mot me altrenime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës në orët e mesditës dhe pasdite do të pasohen nga reshje shiu me inensitet të ulët të karakterit lokal.

Era nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila ditën e shtunë fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë. Pavarësisht se jemi në muajin mars kur vjen edhe stina e pranverës, në Korçë, moti ka marrë një “kthesë të re” duke zbardhur pothuajse gjithë qarkun me reshje dëbore.

Gjatë orëve të natës, ka pasur reshje dëbore dhe reshje shiu me intensitet të ulët. Temperaturat në Korçë kapin vlerat -1 deri në 1 gradë. Trashësia e dëborës është 5 centimetra, ndërsa mjetet e borëpastrueses kanë bërë kriposjen e rrugës për të shmangur vështirësitë e qarkullimit në rrugë. Fatmirësisht nuk raportohet për probleme dimërore në akset rrugore nacionale dhe turistike. Parashikohet që të ketë edhe reshje shiu në vijim.