Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është përplasur me analistin Dritan Hila ndërsa është diskutuar për vulën dhe regjistrimin e kësaj partie në zgjedhje.

Hila tha se i gjithë problemi qëndron brenda PD-së duke kundërshtuar fjalën e Topallit e cila theksoi se shteti nuk funksion në asnjë drejtim

Topalli: Kjo është pjesa qesharake e një shteti të shpartalluar në të gjitha drejtimet.

Hila: Më e shpartalluar është PD, ju jeni rrumpallë. Luli nuk vë numër protokolli. Problemi është brenda fushës suaj, nuk kemi arritur akoma te shteti.

Topalli: Ju jeni gazetar dhe keni të gjithë të drejtën e Zotit për të ironizuar me situatën, por kjo është çështje institucionesh, është vendim i Gjykatës, është çështje shteti.

Një akt për t’u regjistruar në KQZ dhe KQZ është institucion shtetëror. Prandaj flas për një absurd.

Hila u shpreh se për sa kohë Basha ishte në krye të PD, askush nuk e ka kundërshtuar, përveç Topallit e cila siç tha kishte një bezdi patologjike ndaj tij.

“Veç Topllait që s’ka pasur asnjë afrimitet, përkundrazi bezdi patologjike, të tjerët kanë ndenjur gati-tu para Bashës, madje Berisha e ka mbrojtur deri në fund. Nuk mund të them a ka qenë i blerë, se ka bërë veprimet më radikale; ka detyruar Berishën të dalë nga parlamenti, ka detyruar Metën të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale”, tha Hila.