Protesta të reja po organizohen sot në shumë zona të Greqisë pas tragjedisë së Tempes. Konkretisht, protestat do të zhvillohen në Athinë, Selanik dhe qytete të tjera. Në tubimin qendror, i cili do të mbahet në orën 11:00, në Sintagmë, janë ftuar edhe sindikatat e hekurudhave.
Në mobilizim marrin pjesë edhe punëtorët e metrosë me një grevë të paralajmëruar për sot.
Trenat do të lëvizin vetëm nga ora 9 e mëngjesit deri në 16:00 për të transportuar protestuesit. Në orën 11:30 do të mbahet miting edhe në Selanik. Duhet theksuar se tubime të ngjashme janë thirrur edhe në qytete të tjera.