Kreshnik Spahiu deklaron se Tirana nuk e mbështet më Berishën dhe protestat e tij. Në një intervistë për EuroNews, Spahiu u shpreh se Tirana ka një frymë tjetër, një frymë më perëndimore dhe nuk është pjesë e këtyre protestave apo organizimeve.
“Tirana nuk beson në revolucion. Tirana beson që pushteti ndryshohet me votë. Sepse Tirana nuk do një përsëritje as të rebelimit të 97, ku u vranë mbi 4 mijë qytetarë të pafajshëm, nuk do as protestat e 14 shtatorit kur u vra i ndjeri Azem Hajdari dhe Tirana u rrethua me tanke. Tirana nuk do më një destabilizim të dhunshëm. Dhe për këtë arsye nuk mbështesin asnjë aksion të dhunshëm. Nga ana tjetër unë mendoj që PD qytetin më të dobët të saj, ka Tiranën. Nuk ka as jugun e Shqipërisë. Mendoj që në jug është më e fortë se në Tiranë. Kryeqyteti nuk e mbështet më PD. Është një parti e shpërbërë, sidomos grupimin e Berishës nuk e mbështet. Tirana ka një vizion më qytetar, më civil, më të ri, më rinor se sa Berisha”, tha Kreshnik Spahiu.