Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga Bubqi i rilindur pas tërmetit të nëntorit 2019.
Rama tha se, “Bubqi i rilindur pas rrënimit, tashmë edhe me godinën që do të ofrojë të gjithë shërbimet publike, si edhe me shkollën e re, palestrën e amfiteatrin aty pranë”.
Në Bubq janë 45 apartamente në 7 pallate me kate të ulëta dhe 78 njësi individuale. Pallatet janë me veshjen e jashtme me standardet e fundit me kursim energjie dhe me ashensor. Banesat individuale janë po ashtu me kapotë për eficiencë energjie.
Tek apartamentet e pallateve janë shtruar linjat ngrohje-ftohje dhe kur të hyjnë familjarët mund të vendosin kondicionerët. Zona është me hapësira publike dhe gjithë kuadrati do të sistemohet si park i gjelbër.