Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po ecën me ritme të shpejta projekti rehabilitimin e plotë të Pediatrisë së Specialiteteve.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna për rehabilitimin e pediatrisë.
“Pas ndërtimit të Spitalit të ri Pediatrik të Urgjencës, Terapisë intensive dhe Kirurgjisë infantile, investimi i ri që ka nisur do të sigurojë standard të lartë shërbimi mjekësor për fëmijët dhe kushte pune speciale për stafet mjekësore”, tha Rama.
Rehabilitimi i plotë i Pediatrisë së Përgjithshme dhe të Specialiteteve konsideron të gjithë rehabilitimin dhe përforcimin nga themelet të të gjithë strukturës të Pediatrisë së Përgjithshme, ku janë 120 shtretër dhe përfshihet shërbimi i onko-hematologjisë, dializës, pneumologjisë, etj.
Me përfundimin e fazës së dytë kompletohet i gjithë korpusi i Spitalit Pediatrik në QSUT.