Punimet në të gjitha kantieret e Unazës së Madhe të Tiranës po avancojnë dita-ditës. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga kantieri i Unazës së Madhe të Tiranës, ku loti 5 po merr formë dita – ditës.
Unaza e Madhe e Tiranës është një vepër e rëndësishme për banorët e kryeqytetit, por edhe për të gjithë udhëtarët shqiptarë dhe të huaj.
Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.