Publikohet deklarata solemne e Enkelejd Alibeajt, që do të depozitohet sot në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).
Vendimi që ka marrë pasditen e së enjtes KAS-i tregon se Partia Demokratike mund të regjistrohet në vendoret e 14 majit si subjekt zgjedhor, pasi të ketë dorëzuar deklaratën solemne të firmosur nga nënkryetari.
Përpara vendimit të KAS-it, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi kishte kërkuar nga grupimi i Alibeajt që deklarata solemne të dorëzohej e firmosur nga ai që rezulton ende si kryetar i PD-së në KQZ, Lulzim Basha.
Pas vendimit të KAS, Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike nga grupimi i Alibeajt deklaroi për mediat se vendimi i kryekomisionerit Ilirjan Celibashi ishte i pambështetur në ligj.