Gjergj Luca ka dhënë një lajm për të gjithë peshkatarët duke u shprehur se peshkimi është cilësuar me pikët maksimale nga BE.
Me anë të një videoje në Facebook, Luca shprehet se Iniciativa Evropiane e Stabilizim-Asociimit ka klasifikuar peshkimin shqiptar si parim i plotësimit të standarteve të hyrjes së Shqipërisë në BE.
“Një lajm të gëzuar dua të ndaj me ju miq. Iniciativa Evropiane e Stabilizim-Asociimit ka klasifikuar peshkimin shqiptar si pararojë e plotësimit të standarteve të hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Suksese kolegëve të mi peshkatarë dhe rritmi ynë le të mos ndalet”, shprehet Luca.